Pas protestës së paralajmëruar nga opozita, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për media shprehet se kjo e fundit ka frikë nga krijimi i SPAK. Balla tha se në seancën e Kuvendit sot priten 2 vendime të rëndësishme.
"Urdhri i kryetarit të Kuvendit për thirrje të kësaj seanca është firmosur që dje. Seanca është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte me të njëjtën përmbajtje. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP. Sa më shumë do të afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re, sa më shumë afrohet dita për ngritjen e SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje jo ligjore të opozitës."





