Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit, ka rrëfyer se në kontratën që ka nënshkruar me presidentin Aurelio de Laurentiis në fillim të këtij sezoni ka edhe një klauzolë të veçantë.
“Në fakt, në kontratën që kemi nënshkruar ka edhe një dhuratë për mua”, thotë Ancelotti.
Po cila është ajo?
“De Laurentiis, duke qenë se është një prodhuesi njohur filmash, duhet të më prezantojë dhe të më sigurojë një takim me aktorin e famshëm Robert De Niro”, u shpreh më tej trajneri Carlo Ancelotti, në sezonin e tij të parë me Napolin.





