Mes muzikës dhe spektaklit, eventi i “Miss & Mister Durrësi”, mbylli siparin për të 17-n vit.

Triumfues të kësaj gare bukuri ishin 16-vjeçarja nga shkolla “Naim Frashëri”, Dajana Ponari e cila rrëmbeu kurorën e “Miss Durrësi 2019” dhe 18-vjeçari nga shkolla "Beqir Çela", Emilian Hasa, i cili u shpall “Mister Durrësi 2019”. 

Në këtë natë të veçantë për të rinjtë pjesëmarrës dhe organizatorët, producentja, Myzejen Konduri, me pasionin e përkushtimin e saj, kishte plotësuar në mënyrë maksimale, të gjithë komponentët e produksionit falë edhe mbështetjes së bashkisë së qytetit, nën kujdesin e kryetarit, Vangjush Dako dhe drejtorit të Kulturës,  Adrian Gurra .

Juria e këtij spektakli kryesohej nga Adrian Gurra, ndërsa ishin përzgjedhur personalitete të tjerë nga arti dhe jo vetëm, si Ermir Dizdari, Dr.Kapllan Mance, Odeta Caci, dekane në Universitetin Lider të Dijes, Ajet Avdullai, stilist, Ardian Dedja, mjeshtër fitnesi etj., të cilët i dhanë vlerë aktivitetit me profesionalizmin e tyre.

Koreografia e 5 sfilatave, ishte punë e mjeshtrit të koreografisë, Arjan Plaku. Krahas spektaklit që dhuruan konkurentët, në këtë event ishin të ftuar këngëtarë të ndryshëm, mjaft të pëlqyer nga publiku si Kejsi Tola, Olta Boka, Erik Lloshi, Mateus Frroku, Sardi Struga, Aldo Bardhi, etj, të cilët me hitet e tyre ngritën në këmbë publikun.

Gjashtë finalistë të “Miss & Mister Durrësi 2019” fituan bursa të plota në UET ndërsa fituesit e garës së bukurisë do të përfaqësojnë Durrësin në spektaklin Ndërkombëtar të “MISS & MISTER TURIZMI 2019”.

G.D.