Pas suksesit të madh, fitimit të tre Champions-ve radhazi nën drejtimin e francezit, Real Madridi ka “luftuar me veten” për të qenë në majë dhe kompensuar humbjen e Zinedine Zidane e Cristiano Ronaldos. Megjithë ardhjen e dy trajnerëve, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari, situata nuk ka qenë fort e qartë te “Los Blancos”. 

Sidomos me argjentinasin në stol, lojtarëve të të rinj po iu jepet një mundësi për të shkëlqyer, por raportet mediatike sugjerojnë se ndonjëri prej tyre mund të konsiderojë edhe largimin nga klubi mbretëror.ESPN raporton se Bayern Munich ka treguar interes të konsiderueshëm për të nënshkruar me Marco Asensio.

Gjigantët bavarezë duan ta marrin spanjollin në “Allianz Arena” për një shumë të lartë financiare prej rreth 120 milionë euro. Presidenti Florentino Perez e ka bërë të qartë në të kaluarën se shitja e talentit të ri nuk është në axhendë, por situatat taktike e trajnerit mund t'i ndryshojë gjërat. Rasti “Isco” është shpjegimi më i qartë në këtë drejtim.

Asensio ka luajtur në 19 ndeshje, nga 25 të tilla të La Liga-s për këtë sezon, por nuk ka minutazh prej titullari. Hapësirat janë minimizuar disi për të, ndaj nuk është çudi që palët të mendojnë një zgjidhje në merkato. Nëse kjo ndodh në të vërtetë këtë verë, mbetet për t'u parë. Shuma e ofruar nga Bayern Munich është e lartë për "Los Blancos", nërsa ka joshur edhe vetë futbollistin.