Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili kërkon drejtësi për nipin që ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Qytetari i shkruan Berishës se nipi i tij është përplasur nga një person i dehur, por ekspertiza ka manipuluar provat e faktet dhe sot ai ka fituar lirinë nga drejtësia me pretendimin se djali kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
POSTIMI I BERISHËS
Nje ngjarje tragjike, familjari kerkon te verteten!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Mirmbrema Z.Berisha.Me fal per shqetesimin quhem Kadri Malka personi qe u takuam pardie ne Kryeministria.Nipi im minoren i dt.14-03-2012 ne dt.25-10-2017 gjeti vdekjen ne aksident automobilistik Tirane.Ne vendim e gjykates thuhet minoreni ka shkelur regullat e qarkullimit rrugor.Drejtuesi i mjetit qe ka perdorur alkool ne masen 043 dhe 041mg/l shkakton aksident me pasoje vdekje lihet i lire nga Drejtesia.Ne dy aktet e ekspertimit ka mosperputhje jane fshehur dhe manipuluar provat.Prandaj desha ta benit publike kerkoj ndihmen tuaj.Kane kaluar 16 muaj nuk po gjejme qetesi shpìrterore as drejtesi. Me respekt Kadri Malka F.L.M





