Kalimi i Marek Hamshik në Kinë te skuadra e Dalian duket se është kthyer një një “telenovelë” pa fund. Pritej që mes ditës së nesërme dhe asaj të pasnesërme të perfundonte gjithçka, por avokati i Napolit, Matia Grasani sjellë për publikun detaje të reja.Në një intervsitë të avokatit për “Radio CRC”, ai ka thënë se Ançeloti i ka dhënë një ultimatum kompanisë kineze.
Tekniku italian i ka vënë kusht palës tjetër që nëse e do lojtarin duhet të bëjë atë që thotë presidenti De Laurentis brenda 48 orëve, ose nuk do të ndodhë asnjë transferim.Mëohet nga Grasani se kontratat janë hartuar dhe pritet vetëm firma. Operacioni pritet të përfundojë për shifrën e 34 milionë eurove.
Problemi i vetëm që ka klubi kinez është ai i garancive dhe pritet të sigurohet 100% para se të firmosë dhe të përfundojë operacionin.





