Ole Gunar Solskjaer kërkon ta kthejë në një ditë feste debutimin e tij në Ligën e Kampioneve, pas marshimit fantastik që ka ofruar deri tani në Angli me Mançester Junajtid.
Trajneri norvegjez, për duelin e vajtjes, mbrëmjen e nesërme kundër PSG-së, në “Old Trafford”, mësohet se ka blerë 100 vende në tribunën VIP për duelin Champions.
Solskjaer, përveç familjarëve të tij, të cilët do të jenë të gjithë prezent, ka ftuar edhe të gjithë stafin e skuadrës së Moldes, nga ku erdhe me “leje” në Premier Ligë, por në të njëjtën kohë edhe miq e shokë të ngushtë, ku nuk do të mungojnë edhe disa prej ikonave të së kaluarës, me të cilët ai ka luajtur në radhët e Mançester Junajtid.





