Një lajm bombastik vjen nga Spanja, teksa gazeta "Sport" ben me dije se Interi ofron plot 90 milion euro për mesfushorin e Barcelonës Ivan Raktic.Inter është i gatshëm të heqë klauzolën prej 120 milionë eurove që ka Rakitic me Barcelonën.

Për më tepër Inter do ti ofrojë lojtarit një pagë prej 5 milionë neto në sezon, një shifër e afërt me atë që merr te Barcelona.Pas dështimit me afrimin e Modric verën e kaluar duket se Interi me ardhjen e Marottës në krye do të përgatisë një skuadër të fortë që është e denjë të konkurojë për trofe.