Mbrojtësi i Levantes Antonio Garcia është arrestuar nga polica spanjolle teksa kishte shkuar të dëshmojë në lidhje me arrestimin e 6 personave të përfshirë në disa krime. Por 29-vjeçari e ka pësuar teka gjykatësi ka parë parë që dëshmitë e tij të dyshimtë dhe implikonin atë me ngjarjet e jashtëligjshme.

Ai tashmë i do të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundim të hetimve.Mbi të rëndojnë 7 akuza të rënda, përfshirë përkatësinë në një grup kriminal, zhvatje, kërcënime me vdekje, uzurpim të statusit martesor, falsifikim dokumentesh, cenimin e privatësisë dhe pastrim parash.

Në lidhje me këtë situata klubi i Levante lëshoi një deklaratë zyrtare, teksa u shpreh se janë tërësisht në mbështetje të lojtarit dhe familjes së tij, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Këtë sezon mbrojtësi i majtë ka qenë zgjedhje e parë e trajneri Paco Lopez, i cili e ka aktivizuar si titullar në 17 ndeshje të La Liga këtë sezon.