Mëngjesin e sotëm qarkulloi lajmi se sulmuesi shqiptar i Panionios, Fiorin Drumishaj kishte arritur akordin me gjigantët e Greqisë, Olimpiacos, ku do të kalonte në përfundim të këtij sezoni për shumën e 400 mijë eurove, kështu zbuloi media greke “to10.gr”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit nga Athina, që kanë mohuar kategorikisht një lajm të tillë, duke theksuar se Durmishaj është dhe do të mbetet lojtar i Panionios.
“FC Panionios hedh poshtë kategorikisht një lajm ku thuhet se futbollisti Fiorin Durmishaj ka nënshkruar me një ekip tjetër. Publikime të tilla, sidomos në ditën e një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo e sotmja, synojnë vetëm të krijojnë tension brenda ekipit tonë”, shkruhet në deklaratën e klubit.Panionios sot do të përballet me Smyrnis, skuadrën e vendit të fundit në kampionatin grek dhe synon fitoren me çdo kusht për të forcuar pozitat në mesin tabelës.





