Dhjetë të vdekur, tre lëndime, ku njëra prej tyre serioze. Ky është bilanci tragjik i zjarrit të rënë këtë mëngjes rreth orës 5 që shkatërroi qendrën e stërvitjes së klubit brazilian, Flamengo.
Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët, po ishte e pamundur. Qendra stërvitore përdoret edhe nga të rinjtë e klubit. Një pjesë e madhe e qendrës tashmë është e shkatërruar.





