Erkand Qerimaj është edhe zyrtarisht fituesi i medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Anaheim, SHBA. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Qerimaj ka qenë shumë entuziast për këtë.

“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Anaheim, USA. Sukses i madh imi personal, trajnerit tim Zef Kovaçi dhe sportit shqiptar. Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të tretë në botë”, shkruante peshëngritësi në rrjetet sociale.

Shkodrani e mbylli garën i katërti, por vendi i tretë, Dimtru Kapataru, rezultoi me doping dhe kjo bëri që medalja t’i kalonte Qerimajt.