Armand Duka u bë zyrtarisht shqiptari i parë që zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, organi më i lartë drejtues i qeverisë europiane të futbollit. Duka ka fituar një mandat 4-vjeçar sikundër dhe pjesa tjetër e ekzekutivit të Nionit.
Por detyra e Armand Dukës nuk do të jetë “qyl”, teksa kontrata e tij me UEFA-an sa i takon anës financiare është vërtet një shumë marramendëse. Duka do të përfitojë plot 640 mijë euro gjatë katër viteve të tij në Komitet Ekzekutiv, ose e thënë ndryshe një pagë prej 160 mijë eurosh në sezon. /BW





