Emin Beqaj, një shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi është gjobitur me shumën prej 230€, pasi vendosi flamurin kuq e zi me rastin e 28-29 Nëntorit.
Ka qenë kryetari i subjektit politik Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj, i cili në një postim në Facebook ka zbuluar se, ky dënim është paguar nga kjo forcë politike, teksa ka publikuar edhe foton e mandatit të pagesës së gjobës.
POSTIMI I PLOTË
Të nderuar miq,
Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!
Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!
Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!
E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!
Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!
Sinqerisht,
NGJ