Futbollisti francez, Jan Karamoh u përjashtua nga trajneri i  Bordosë, Erik Beduet, teksa nuk u grumbulluar në sfidën e ditës së martë ndaj Marsejës. Mesfushori i huazuar nga Interi mesa duket ka thyer disiplinën, teksa tekniku vendosi ta dënojë duke e lënë jashtë skuadrës.

I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, Bedouet nuk ka preferuar të japë shumë detaje teksa u shpreh: “Karamoh është përjashtuar nga grupi. Gjithmonë duket të sillet si profesionist, nuk mund të komprometojë vlerat tona”.