Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së afatit të hetimeve.
Në një deklaratë me gazetarët, pasi doli nga Krimet e Rënda, Tahiri kërkoi të mos zgjaten më hetimiet dhe tha se një drejtësi e vonuar nuk është më drejtësi.
"Pa komentuar asnjë vendim të Prokurorisë po pres që ti shkoj drejtësisë deri në fund. Kam pritur dhe do vazhdoj të pres deri në fund. Nuk e kam humbur durimin dhe do pres çdo vendim të Gjykatës. Një gjendje e tillë nuk mund të vazhdojë më, pavarësisht se hetimet kanë janë shtyrë 5 herë shpresoj mos ndodhë më, sepse ka kaluar afati dhe shpresoj të marrë zgjedhje. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse kjo ndodh me mua imagjinoje çfarë ndodh me njerëzit që kanë 100 halle? Njerëzit bërtasin dhe nuk dëgjohen. Kjo çështje ka kapërcyer çdo limit, sot seanca është shtyrë. Gjykata kërkoi dokumentat që një prokuror nuk i kishte dhe u la për të hënën.
Nuk kishte asnjë sekret ma besoni. Ju keni aq shumë mesazhe në telefonat tuaj nga prokurorët, sa nuk ka më sekret. Unë sigurisht i kam dhe mund t’i bëj publike. Gjykata kërkoi dokumentet që prokurorët nuk i kishin dhe u shty për të hënën. Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal dhe ndërkohë në Itali prokuroria antimafia dhe gjykata ka thënë që nuk ka lidhje ky njeri. Kurse këtu vazhdon e zgjatet sepse kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Prokuroria reagoi për nxjerrje hetimi javët e fundit, ishalla nuk je vënë ti nën hetim por pres dhe në rastin tim të bëjë të njëjtën gjë."





