Kreu i Shtetit Ilir Meta ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Meta shkruan në Facebook se nënshkrimi i protokollit është një vendim i duhur, i marrë në kohën e duhur.
"Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO! Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.Vendimi i duhur në kohën e duhur!" – shkruan Meta.





