Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi në një dalje për mediat se projekti i “Unazës së re” nuk është anuluar.
Ajo u shpreh se askush nuk mund ta mbajë peng Tiranës, ndërsa shtoi se ARRSH nga sot do të jetë e detyruar që garat t’i bëjë publike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë.
“Arsyeja pse po komunikoj me ju sot që është që dua t’i japë fund aludimeve mediatike mbi projektin e Unazës së re” . Projekti është i përmirësueshëm, dhe jo i anulueshëm. Procesi i shpronësimeve është sipas ligjit. Familjet në mes të katër rrugëve qoftë edhe kur nuk e kanë një dokument nuk do të lëmë. Loti i tretë do të këtë tryezë me specialistë me bashkinë e Tiranës. I kam kërkuar ARRSH që të përgatiti që një garë të jetë live, para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha Balluku.





