Zhdukja e sulmuesit Emiliano Sala tronditi një pjesë të madhe të opinionit. Pas afro 2 javësh kërkimesh, një mbetje e avionit me të cilin futbollisti po udhëtonte u gjet në fund të Kanalit të La Manshit, teksa një trup shihet në imazhet e kapura nga një mjet nënujor në rrënojat e avionit, por nuk është identifikuar ende se për kë bëhet fjalë.

Ndërkohë që shpresat për jetën e Salas janë shuar, një mik i tij, nëpërmjet një deklarate të dhënë për mediat tregon se sipas tij gjithë kjo histori ka një keqbërës se Emiliano është detyruar të hipte në atë avion.

"Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë avion", u shpreh Maksimiliano Duarte.