Juventusi luajti me Parmën, të shtunën në mbrëmje dhe barazoi me rezultatin 3-3. Në stol ishte Paulo Dibala, i cili nuk e pranoi lehtë zgjidhjen e Alegrit.Ende pa përfunduar ndeshja lojtari u largua nga stoli për në dhomat e zhveshjes, kështu që klubi nuk mund ta linte pa e parë këtë rast.
Masat nuk ishin të rrepta dhe gjoba i shpëtoi lojtarit argjentinas, por atij është “tërhequr veshi” dhe nëse do të ketë sjellje të tilla sërish, atëhere do të merren masa disiplinore më të rrepta.
Nuk është hera e parë që Dibala, bën sjellje të tilla kur qëndron në stol. Për argjentinasin stoli është i papranueshëm dhe kjo duket qartë në gjestet që bën.





