Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimit në Kuvend të ligjit për Noterinë.

Më 15 janar, Meta ktheu ligjin për Noterinë, ku sipas tij, ka 3 nene që bien ndesh me Kushtetutën.

Meta thotë se neni 61 nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji dhe krijon paqartësi dhe mundësi të interpretimit gjatë aplikimit në praktikë.