Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në një sipërmarrje të bimëve medicinale në një fshat të Beratit ku nuk i ka kursyer batutat me pronarin.

Në momentin që është takuar Rama e ka pyetur nëse ka qënë ndonjëherë i dënuar duke i treguar frikën se mund t’ju dilte ndonjë foto nga përqafimi sëbashku në media pastaj.

BISEDA 

Rama: Si je bos, mos ke ndonjë precedent penal ti se na nxjerrin në fotografi bashkë dhe…

Qesh biznesmeni: Jo.

Rama: Dënime s’ke pasur në të kaluarën ëëë?

Biznesmeni: Jo, jo s’kam asnjë. Kam 25 vjet që punoj me bimë medicinale, madje edhe në Amerikë eksportoj.