Tre gra kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një restorant në Kalamata të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune dhe viktimat janë dy punëtore të restorantit dhe gruaja e pronarit.

Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 50 vjeç, raporton Protothema. Paraprakisht si shkak i shpërthimit dyshohet se ka qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit.

Policia greke në komuniaktën e saj zyrtare tha se në kohën e shpërthimit në restorant ishin edhe 5 klientë, por që arritën të largoheshin pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëset si dhe policia.