I ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu tha se seanca plenare e së enjtes ishte një turp për të cilin mban përgjegjësi vetëm Edi Rama.

Duke komentuar batutat e shëmtuara e vulgare Shehu i cilësoi si një metodë të Ramës për të spostuar vëmendjen nga problemet qe realisht shqetësojnë vendin.

“Ky e di fort mirë që po ta provokosh Berishën, mediat do të merren me këtë, siç po merremi në fakt, ne po merremi tani me sherrin Rama-Berisha. U pa fort mirë se ai e kalon oqeanin edhe me not. U bë zyrtare, DASH solli një letër që nuk është e vërtetë. Këtu është puna të bëjmë një zhurmë të madhe që të mbulojmë këto zullume që po bën ky njeri”- tha Shehi.