Opozita maqedonase do të kërkojë zyrtarisht dorëheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do t’ia dorëzojë kërkesën parlamentit gjatë ditës së sotme.
Lideri i opozitës Kristjan Miçkovski akuzoi Kryeminstrin Zaev për kapitullim të plotë për marrëveshjen e emrit, por edhe me reformat në ekonomi. Sipas tij, qeveria po e çon vendin drejt humnerës.