Koordinatori i Partisë Demokratike në Durrës, Petro Vokopola ka reaguar në një postim në Facebook rreth urdhrit që detyron mjekun e familjes të kryejë detyrën edhe të mjekut roje në Pediatri.
Vokopola e quan absurd një urdhër të tillë, pasi sipas tij mjekë jo të trajnuar sjellin pasoja të rënda te fëmijët, sidomos ata që paraqiten në gjendje të rëndë në pediatri.
Sipas koordinatorit të PD-së së Durrësit, "mungesa e specialistit të pediatrisë, mungesa e medikamenteve dhe e mjeteve diagnostikuese krijon një hantikap në mbarëvajtjen e shërbimit 24 orësh të reparteve të pediatrive".
POSTIMI I PLOTË
Prej 2-3 vjetesh ekziston nje qarkore ku Urdherohen Mjeket e familjeve te kryejne edhe mjekun e rojes ne Spitalin e Pediatrise. Duke qene mjeke Jo te trajnuar, sjellin pasoja te renda ne trajtimin e femijeve qe shume here paraqiten ne gjendje shume te rende. Mungesa e specialisit te pediatrise, mungesa e medikamenteve dhe e mjete diagnostikuese krijon nje hantikap ne mbarvajtjen e sherbimit 24 oresh te reparteve te pediatrive.
Lind pyetja, a mund te jete kjo Ministri e Shendetesise, apo Qeveria ne teresi kaq e pa angazhume ndaj ketij problemi kaq te rendesishem dhe delikat per kurimin sa me adekuat te femijeve tane qe po vuajne pasojat e nje sherbimi mjekesor pothuaj te prapambetur. Me cfare hiporikizie mburreni para prinderve dhe para popullit per nivelin e shendetesise qe keni krijuar qe cdo dite beni hapa vetem mbrapa ku shum e femije po rrezikojne shendetin dhe jeten e tyre?!
Një ditë më parë, lidhur me këtë çështje reagoi edhe konfederata e qarkut Durrës, e cila kërkonte nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe ajo e spitalit anulimin e këtij urdhëri.
Sipas kreut të konfederatës, Zija Alhysa në këtë rast është shkelur kodi i punës se mjekët, të cilët janë kërcënuar nëse nuk shkojnë, nuk duhet të bëjnë më shumë se 40 orë punë në javë.





