Një 23-vjecar është arrestuar në Tiranë, i cili akuzohet se në periudha të ndryshme kohore iu ka marrë me dhunë tre grave çantat e tyre të krahut dhe aparatin celular.

Kështu, u finalizua operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6, të cilët bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: D. L., 23 vjeç.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.