Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirimin me kusht nga qelia e paraburgimit në Hagë, raporton Klan Kosova, për shkak të mundësisë së arratisjes.

Thaçi ofroi dhe garanci financiare prej 50 mijë eurosh si dhe u zotua të pranonte dhe një sërë kushtesh të tjera për të mos cenuar procesin, por gjyqtari i çështjes Christopher Gosnell, vendosi që t’ia zgjasë periudhën e paraburgimit dhe me 2 muaj të tjerë.

“Siguria financiare prej 50,000€ e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të dështimit të pjesëmarrjes në seanca, e minon edhe më një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)”, është shprehur Gosnell.

Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, qëndrojnë të izoluar në Hagë që prej nëntorit 2024, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit gjatë luftës me Serbinë.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur që prej prillit 2023, ndërsa në shkurt të këtij viti, ata dolën për herë të tretë përpara gjykatës për të dhënë deklarimet ku kërkuan pafajësinë.