Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Larushknë Fushë-Krujë, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar. 

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete tip "Benz" dhe të plagosurit janë anëtarë të një familje, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.