Një autobus me targa greke është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, autobusi është përplasur me një makinë në hyrje të tunelit.
Nga përplasja nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për shkak të këtij aksidenti është krijuar trafik për disa minuta. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat po zbardhin rrethanat dhe po lirojnë trafikun.





