Persona të maskuar kanë sulmuar dhunshëm një kambist dhe bashkëshorten e tij, me synim për t’i grabitur.

Kambisti Mustafa Mustafai dhe bashkëshortja e tij Fëllëza, kanë përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se dy persona të maskuar kanë grabitur një shumë prej 10 milionë lekësh në pikën e këmbimit valutor të çiftit në qendër të qytetit.