Çfarë kanë të përbashkët Wanda Nara dhe Maradona? Janë të dy argjentinas dhe e duan të dy futbollin dhe kombëtaren e tyre. Kaq mund të mendojnë të gjithë, por prezantuesja argjentinase Mirtha Legrand vjen me një tregim të rrallë për ata të dy duke tronditur sërish jetën e çiftit Icardi.
"Atë natë nuk kam mundur të vë gjumë në sy për shkak të zhurmave që vinin nga dhoma ngjitur. Lëviznin mobiliet dhe ishte zhurmë e madhe. Në mëngjes pash që nga ajo dhomë dolën Maradona dhe Wanda", shprehet prezantuesja duke marrë mjaft kritika dhe komente më pas.
Mirtha tregohet e drejtpërdrejt duke e rikthyer historinë përmes një rrëfimi mbi Wandan. "Më pas u takuam jashtë hotelit në një drekë dhe ajo më tha se kur do ta ftoja në emision. Unë i thashë se mbrëmë me keni lënë pa fjetur dhe ti ishe në një dhomë me Maradonën."
Wanda është në qendër të vëmendjes që prej marrjes në menaxhim të Icardit dhe sëfundmi me debatet mbi rinovimin e tij tek Interi.





