Vëmendja e mediave është rikthyer sërish te këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez, e cila mesa duket e ka harruar Justin Bieber. Pasi mposhti depresionin, Selena doli nga spitali në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjeti menjëherë qetësi në krahët e aktorit Austin North.

Sipas revistës “Life & Style”, aktori i cili është më i vogël se ajo, ka patur një influencë pozitive te 26-vjeçarja. Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje dashurie, por Selena bën të njëjtat gjëra që bënte me ish-të dashurin e saj Justin Bieber.

Burimet thonë se ajo me aktorin 22-vjeçar janë parë duke shkuar në kishë për mbrëmjen e Krishtlindjeve, gjë që Justin tashmë e bën me gruan e tij Hailey.