13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar.

Hetimet për këtë rast me 25 persona të përfshirë janë kryer nga Prokuroria e Tiranës e cila ka nxjerrë edhe urdhër arrestet.

Nga të dhënat, mësohet se nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliardë lekësh duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore.

Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimor e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.