Grabitet një bankomat në Vorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatërruar plotësisht dhe më pas kanë grabitur paratë që ndodheshin në të.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.