Shpeshherë ndodh që komentet në rrjete sociale të jenë më epike se vetë fotot apo videot e shpërndara.
Në një foto të Elita Rudit, dikush me sens humori ka lëshuar një koment që menjëherë nisi të marrë pëlqime pafund.
Nën foto, Elita shkruante:
“Ekzaktësisht një vit më parë në Maldive.”
Dhe më pas vjen komenti epik:
“Me një shok këtu unë thoja i ka bërë 1 vit që ka qenë në Maldive, ai thoshte jo më pak. Mirë bëre që na tregove.”
Komenti është pëlqyer aq shumë sa ka marrë rreth 4 mijë like.





