Këngëtarja Lady Gaga rrëmbeu çmimet për "aktoren më të mirë" dhe "këngën më të mirë" në Critics' Choice Awards.

Por pas marrjes së çmimeve ajo është larguar nga ceremonia pasi kali i saj, Arabella, ishte duke ngordhur dhe i duhej të vraponte për në shtëpi që ti jepte lamtumirën.

"Jam e nderuar që fitova çmimet "Aktorja më e mirë" dhe "Kënga më e mirë". Por më trishton fakti se pas shfaqjes mësova se kali im ëngjëll, Arabella, po ngrodh. Arabella ishte dhe është një kalë i bukur. Kur ajo kishte dhimbje, i ndjeja edhe unë gjithashtu. Nuk do t'i harroj kurrë momentet që i kemi ndarë. Ajo do të jetë përgjithmonë pjesë e imja. Goodbye, my angel", shkruajti Gaga në Twitter.