Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke akuzuar Presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme.
Rama shkruan në Twitter se, Meta zgjodhi të nëpërkëmbë një djalë të ri 1000 herë më të ditur se ai.
“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës Pupupu”





