Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn në krye të ministrisë së Jashtme.

Këtë vendim të presidentit Meta, Tahiri e quajti vizionar dhe kombëtar.

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, shkruan ajo.