Pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si minister i Jashtëm, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë i ka cilësuar skandaloze argumentet e Metës në letrën e tij drejtuar Ramës. Mes të tjerash, kryeministri i kërkon ndjesë Kosovës për atë që ai e quan turp.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama.





