Transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ky transformator, i cili sipas rregullit duhet të qëndronte jashtë ambienteve, është futur brenda për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë Universitet.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili iu bën thirrje studentëve të vazhdojnë bojktoin për të drejtat e tyre. Sipas tij, kjo ngjarje dëshmon injorimin e këtij institucioni nga OSHHE.

POSTIMI I BERISHËS

Shperthen transformatori ne Universitetin Bujqesor!

Kjo deshmon injorimin e ketij institucioni nga OSHEE

Ju bej thirrje studenteve te vazhdojne bojkotin per te drejtat e tyre!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Pershendetje Dr Ka shperthyer transformatori brenda universitetit bujqesor. E kane futur brenda pasi nuk kane energji.