Deputetja demokrate, Grida Duma, ka publikuar në Facebook një video nga auditorët bosh në Universitetin e Shkencave Sociale ku ajo jep mësim.

Deputetja demokrate shkruan se studentët i dhanë një leksion të mirë "parisë" prepotente të vendit. 

"Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marin por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim."