Gjatë një takimi mbi bashkëqeverisjen, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen portalit “Shqipëria që duam” për çdo ankesë.

Teksa dëgjonte një ekonomist nga Vlora, i arsimuar jashtë vendit dhe me disa mastera, kreu i qeverisë nuk la pa thumbuar studentët që protestojnë, duke thënë se fjalën master e kishte dëgjuar më shumë sesa gjelat e Surrelit.

“Meqë përmendët fjalën master, se e kam dëgjuar deri në 3 të mëngjesit. E kam dëgjuar shumë më tepër sesa të gjithë gjelat e Surrelit pak më vonë. Dua ta theksoj se ska asnjë mundësi dhe nuk është e drejtë që të ndërhyhet financiarisht me mbështetje nga taksa-paguesit për masterin. Ne kemi bërë një përjashtim nga tarifa e masterit për ata që janë me 9-10”, tha Rama.