Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me protestën e studentëve, dhe paqartësinë për pagesën e tarifave.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se deri vonë ka shkëmbyer mesazhe me studentë të ndryshëm, dhe shton se mjafton një klik për të parë në fletoren zyrtare VKM-në e publikuar.

REAGIMI I PLOTË

1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik  http://qbz.gov.al  dy sy për të parë.

2/ E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave