Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me protestë e studentëve.
Rama thotë se pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë tashmë, po përpiqen të dezinformojnë studentët lidhur me tarifat, ndërsa sipas tij asnjë student të mos paguajë më shumë se 50%.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dezinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”, thotë Rama.
Studentët vijojnë protestën e tyre në ditë e dytë për këtë vit, ndonëse numri i protestuesve është tkurrur ndjeshëm në krahasim me protestat e kaluara.





