Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga studio e Ora News, protestën e studentëve dhe ligjin për Arsimin e Lartë.
Ai tregoi se gjatë kohës që ishte kryeministër ka refuzuar të miratojë ligjin për Arsimin e Lartë, pasi binte ndesh me Universitetet Publike dhe dëmtonte ekonomikisht xhepat e shqiptarëve.
Më tej ish-kreu i qeverisë tregoi se valixhet me para bënë që Rama të miratojë ligjin për Arsimin e Lartë, i cili grabit shqiptarët.
‘Unë mendoj se ky revolucion është një revolucion social. Ai filloi për një gjobë ekstra që qeveria vendosi për ta për provimet e prapambetura, tani kemi ardhur në një pikë kua ata kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e lartë. Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Sot studentët janë shumë inteligjentë. Kur unë isha-kryeministër nuk e miratova ligjin për arsimin, por në 2013-n sapo Rilindja erdhi në pushtet në zyrën e Ramës mbërritën valixhet me para nga Universitet private. Unë i doja Universitete private por nuk mund ti barazoj ato me Universitetet publike’,- deklaroi Berisha.





