I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë, e cila është ndërtuar në vazhdën e projektit të  300 qendrave moderne shëndetësore në vend.

Në fjalën e tij, Rama tha se kushtet që gjejnë pacientët në këtë qendër janë moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Gjithashtu Rama nuk kurseu as batutat me doktorët dhe infermierët e kësaj qendre.

“Paskan bërë derën për Erion Braçen. Qendrat shëndetësore kanë qenë copë-copë, tani kjo është një gjë tjetër”, tha mes tjerash Rama, ndërsa krahas videos shkruan: “Një ndër 80 Qendrat Shëndetësore të rindërtuara me themel, gjatë fazës së parë të Programit Kombëtar të 300 qendrave moderne shëndetësore. Faza e dyë nis këtë vit me 100 qendra të tjera EgjithëVëmendjaPërNjerëzit"