Policia Kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar 4 kg heroinë mbrëmjen e sotme në një kamion i cili kishte si destinacion shtetin italian.

Burime për "DurrësLajm" pohuan se droga u gjet brenda një çante, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit, 39-vjeçari nga Durrësi, Bledar Shqarthi.

Kamioni ku u gjet droga e zbuluar nga qeni antidrogë, ishte i ngarkuar me konfeksione. 39-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nga efektivët. 

Dyshohet se sasia e kapur e drogës, nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.