Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim sot pasdite me të rinjtë e LRI-së në Vlorë, ku u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen me protestën e studentëve që do të zhvillohet nesër.

Kryemadhi u shpreh se demaskimi që mori Rama ditë më parë  gjatë takimit me ta në Vlorë, iu dha studentëve një forcë dhe vullnet për të vijuar të palëkundur në kërkimi e të drejtave të tyre, ndërsa më tej paralajmeroi se shumë shpejt do të plasë një tjetër skandal i qeverisë. 

"Protesta e studentëve në Vlorë ka një vlerë të jashtëzakonshme, por ka edhe një vlerë historike sepse rinia e ka kuptuar se kur janë të bashkuar dhe kanë një qëllim  mund t’ia arrijnë. Demaskimin më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës. Ai demaskim iu dha forcë dhe vullnet studentëve. Ne politikanët ndonjëherë bëhemi cinikë, por harrojmë se edhe ne burimin e kemi tek populli. Asnjëri nga ne nuk e meriton atë që kemi, por më e pakta që duhet të bëjmë është që të kujdesemi për qytetarët. Ka një skandal tjetër që do i shpërthejë Edi Ramës, shikoni sahatet në shtëpitë tuaja. Ju mund të keni harxhuar 100 kilovatorë, po ata u faturojnë 150", tha Kryemadhi.