Kapet sërish lëndë narkotike në një kamion në portin e Durrësit.
Mësohet se në policia ka kapur 4 kilogramë drogë të llojit heroinë.
Shoferi i kamionit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, kishte fshehur sasinë e drogës në një çantë.
Kamioni ishte i ngarkuar me konfeksione dhe kishte destinacion Italinë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit i cili do të merret në pyetje nga forcat blu të qytetit bregdetar.





